Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Jordan Johnson - përforcimi i radhës te Prizreni

Jordan Johnson - përforcimi i radhës te Prizreni


14 August, 2024 @11:47

Amerikani i radhës nga i cili klubi pret shumë. Jordan Johnson është zyrtarizuar sot si përforcim i radhës i huaj te KB Prizreni, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se pret që ai të jetë ndër më të mirët në Superligë.

Johnson 190 centimetra i gjatë dhe që luan në pozitën e organizatorit ka qenë pjesë e ligës NCAA në SHBA, ndërsa ka mbrojtur ngjyrat e Neë Orleans Privateers së fundi. Ai aty ka pasur mesatare prej 20.9 pikësh për ndeshje, të kombinuara me 3.5 asistime e 3.2 kërcime për lojë.

Jordan Johnson @ Prizreni

Amerikani në fjalë është i huaji i tretë i zyrtarizuar nga KB Prizreni këtë verë, pas disa vendorëve të paralajmëruar. KB Prizreni ndërkaq, ende nuk ka zyrtarizuar trajnerin që do të merr drejtimin e ekipit për stinorin e ri, ndërsa në dy stinorët e fundit ka shpëtuar stinorin në Superligë përmes ndeshjeve të playoutit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga