Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA PUBLIKON VENDORIN E RADHËS

Prishtina vazhdon me Bardh Istrefin

Prishtina vazhdon me Bardh Istrefin


13 August, 2024 @18:47

Ekipi kryeqytetas ka publikuar edhe një basketbollist, me të cilin do të vazhdojë kontratën në stinorin që vjen.

Bardh Istrefi që pati pak ndeshje të luajtura për Prishtinën në stinorin e kaluar, do të vazhdojë me ekipin bardhekaltër edhe për një stinor.

Bardh Istrefi @ Prishtina

Istrefi që është 20 vjeç dhe 202 centimetra i gjatë, ndërsa në stinorin e kaluar ka luajtur 2 ndeshje në Superligë me Prishtinën ku ka pasur mesatare prej 4 pikëve për ndeshje 0.5 asistimeve dhe 1 kërcimi për ndeshje, pritet të merr më shumë minuta dhe lojë në edicionin 2024/25 të garave.

Prishtina deri tani ka publikuar tre lojtarë të huaj si përforcime, ndërsa Istrefi është vendori i dytë që do të vazhdojë me ekipin për stinorin që vjen, pas Jon Ismajlit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga