Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ MITROVICE NË PEJË

Peja siguron shërbimet e Amin Hotit

Peja siguron shërbimet e Amin Hotit


10 August, 2024 @6:08

Pas 5 lojtarëve të paralajmëruar ditë më parë, Peja ka zyrtarizuar edhe një basketbollist për stinorin e ri të Superligës mbrëmë. Verdhezinjtë kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje me basketbollistin e pozitës 1, Amin Hot.

Ky i fundit, që u bë kampion me Trepçën në stionrin që e lamë pas, është 195 centimetra i gjatë dhe është 32 vjeçar. I lindur në Rozhajë të Malit të Zi, Hot përgjatë stinorit të kaluar në Superligë të Kosovës me Trepçën ka pasur mesatarisht 10.5 minuta për ndeshje, duke shënuar 3.1 pikë, 1.4 asistime dhe 1.5 kërcime për ndeshje.

Përndryshe lojtari në fjalë ka qenë për tre stinorët e fundit pjesë e mitrovicasve dhe njeh mirë Superligën, ndërsa më parë ka luajtur në Sllovaki e Hungari, për Levickin dhe MAFC-në. Përvoja e tij pritet të jetë armë shtesë për minutat që do t’i fitojë në ekip nën drejtimin e Rami Hadarit.

Përndryshe Hot është lojtar i reprezentacionit të Kosovës dhe me këtë për Pejën do secili basketbollist vendor do të jetë forcë shtesë për garat në edicionin e ri.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga