Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASI KALON PREJ GJAKOVE NË PRIZREN

Burim Zekiqi kalon te KB Prizreni

Burim Zekiqi kalon te KB Prizreni


9 August, 2024 @11:11

Pas vazhdimit të disa lojtarëve vendorë që ka pasur në ekip dhe promovimit të të rinjëve në klub, KB Prizreni dje ka bërë të ditur se ka angazhuar në ekip basketbollistin mitrovicas, Burim Zekiqi.

Ky i fundit në stinorët e fundit ka qenë pjesë e KB Vëllaznimi, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Trepçës dhe Pejës. Zekiqi 27-vjeç njihet për gjuajtjet e tij të sakta për tre pikë kur është në formë të mirë dhe shpeshherë ka kthyer ekipet e tij në lojë ose ka përmbysur rezultatin ndaj kundërshtarëve.

“Burim Zekiqi i bashkohet KB Proton Cable Prizrenit për sezonin 2024/25.
Burim Zekiqi është lojtari i ri që i bashkohet ekipit. Zekiqi ka luajtur për KB Trepçën, Pejën dhe së  fundi për Vëllaznimin.
Basketbollisti nga Mitrovica, i gjatë 200cm, armën e tij të fortë e ka gjuajtjen për tri pikë e i cili me përvojën dhe aftësitë e tij, pritet të jetë një përforcim i shumë vlefshëm për ekipin,”
ka shkruar KB Prizreni në njoftim.

Përndryshe aloja Zekiqi në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 20.3 minutash lojë te Vëllaznimi në Superligë, ndërsa ka shënuar 5.7 pikë për ndeshje 0.9 asistime dhe 1.8 kërcime për ndeshje. Saktësia e tij për tre pikë shkon mbi 30% si mesatare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga