JR CLAY - I HUAJI I PARË I DEBUTUESVE TË SUPERLIGËS
Bora zyrtarizon të huajin e parë për edicionin e ri
11 July, 2024 @12:15
Pas sigurimit të shërbimeve të disa lojtarëve vendorë, KB Bora që do të debutojë në Superligë ndërsa udhëhiqet nga Arben Krasniqi ka zyrtarizuar dje basketbollistin e ri në ekip.
Playmakeri amerikan i lindur në vitin 2000, Jr. Clay është lojtar i ri i KB Bora. Ekipi prishtinas ka bërë të ditur se Clay së fundi ka qenë pjesë e ekipit hungarez Szolnoki Olajbanyasz.
“Me kënaqësi ju prezantojmë transferin tonë më të ri, Jr Clay. Playmakeri Amerikan së fundmi ishte pjesë e ekipit të Hungarisë, Szolnoki Olaj. Shpresojmë që kjo marrëveshje të jetë e dobishme për Klubin tonë dhe lojtarin Jr Clay,” ka shkruar KB Bora në njoftim.
Clay në stinorin e fundit në elitën e basketbollit hungarez ka luajtur 11 ndeshje, ndërsa mesatarisht ka pasur 26 minuta për lojë. Ai ka shënuar 11.6 pikë për ndeshje, 4.6 asistime dhe 3.4 kërcime.
Bora që do të debutojë në Superligë 2024/25 pasi fitoi Ligën e Parë në stinorin e kaluar, më parë ka zyrtarizuar edhe përforcimet vendore që kanë përvojë në Superligë të Kosovës, si Rezart Memed, Jetmir Zeqiri e Ardit Pepaj.