NËNKAMPIONI NDAHET ME TRAJNERIN
Petar Mijovic kalon te SC Derby
22 June, 2024 @10:21
Trajneri i njohur malazez në basketbollin kosovar, Petar Mijovic, nuk është më trajner i nënkampionit të Kosovës, Golden Eagle Ylli. Kjo, pasi që Mijovic ka arritur marrëveshje me ekipin nga kryeqyteti i shtetit të tij, SC Derby.
Mijovic 42 vjeçar kaloi një stinor pothuajse fantastik te Ylli në 2023/24, duke e marrë ekipin dhe duke e ngritur atë me lojë për ta çuar në finale të playoffit ku luftoi deri në fund të serisë finale ndaj Trepçës për ta humbur vendimtaren.
Mijovic në Kosovë ka punuar më parë edhe me Bashkimin e Prishtinën. Me kalimin e Mijovicit në ekipin nga Podgorica, Ylli do të jetë në kërkim të trajnerit të ri për stinorin 2024/25 të Superligës së Kosovës.