Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E TRETA E VËRTETA

Trepça bëhet kampione pas 12 vitesh

Foto: FBK

Trepça bëhet kampione pas 12 vitesh


23 May, 2024 @21:06

Trepça ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e pestë të serisë finale të playoffit dhe pas dy finaleve të fundit të humbura në stinorët e kaluar, kjo ka qenë e treta e vërteta dhe më në fund, mitrovicasit kanë arritur të shuajnë urinë për titullin kampion.

Trepça fitoi ndeshjen vendimtare të serisë 67-66. Në një ndeshje krejtësisht të luftuar, hiç çerekun e tretë të dobët, Trepça ka arritur të bëj dallimin në minutën e fundit të ndeshjes kur bëri rezultatin 67-60 40 sekonda pa përfunduar ndeshja. Ylli u kthye përsëri me 2 treshe të Verge-it në 67-66 por më nuk kishte kohë.

Pas dy finaleve të humbura në dy finalet e kaluara, për Trepçën titulli erdhi në të tretën finale radhazi. Ndërkaq ky është titulli i parë i kampionit për ekipin mitrovicas që prej vitit 2012.

PLAYOFF SKEMA

Darnell Edge u tregua vendimtar në fund të ndeshjes vendimtare. Një tresh dhe dy gjuajtjet e lira të sakta vendosën duelin në minutën e fundit. Ai kreu lojën me 15 pikë, 6 asistime e 5 kërcime. 15 pikë dha edhe Brandon Edwards. Kevin Bracy-Davis shënoi 13 pikë e 11 të tjera Kevin Capers.

Alonzo Verge Jr dha 28 pikë e 8 asistime në një paraqitje të shkëlqyeshme përsëri. Ndërsa pos tij, ka qenë vetëm edhe Jalen Nesbitt që ka dhënë pikë dyshifrore, duke shënuar 11 pikë, 3 asistime e 8 kërcime.

Përndryshe, me ardhjen e Beciragicit Trepça ka fituar të gjitha trofetë këtë stinor në Kosovë e Ligë Unike, duke nisur me Superkupë, pastaj Kupën e Kosovës, Ligën Unike e së fundi edhe atë që kërkohej më së shumti - titullin kampion.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga