Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA VENDIMTARES

Trepça për të pestën, Ylli për të tretën

Foto: FBK/ Alonzo Verge i Yllit (majtas) duke tentuar ta ndalë Darnell Edge-in e Trepçës

Trepça për të pestën, Ylli për të tretën


23 May, 2024 @11:54

Sonte gjithçka do të kuptohet, ndërsa Adis Beciragic dhe Petar Mijovic tash e tutje kanë të qartë madhështinë e duelit dhe secila gjë në duelin e pestë dhe vendimtar të serisë finale të playoffit do të varet nga dora e lojtarëve në dispozicion.

Siç u pa në serinë finale, skuadrat janë afër njëra-tjetrës me cilësi dhe dallimi është shumë i vogël, të cilën e bëjnë momentet dhe forma e basketbollistit në ditën e ndeshjes.

Trepça titullin e fundit të kampionit e ka të fituar në stinorin 2011/12 kur Jaleel Nelson e Drilon Hajrizi dominonin në basketbollin e Kosovës, kurse Ylli pas dy trofeve të fituara me Adis Beciragicin trajner, arrin finalen e parë me Petar Mijovicin e emëruar në shkurt të këtij viti. Suharekasit kërkojnë titullin e tretë të kampionit të Kosovës sonte.

Për Trepçën, që nisi playoffin si lider dhe fitoi të drejtën ta nisë atë nga gjysmëfinalja, është ndeshja e tetë në total në playoff sonte, pasi që Prishtinën e kaloi 3-0 dhe arriti finalen. Por, për Yllin rrugëtimi ka qenë më i gjatë dhe më i mundimshëm. Suharekasit si vend i tretë i stinorit të rregullt kaluan Bashkimin në çerekfinale 2-0, për të luajtur pesë lojë me ish-kampionen Peja 2-3 dhe tash për të dalë te dueli i 12-të i playoffit - që do të jetë vendimtar.

PLAYOFF SKEMA

“Kanë qenë shumë sfidues, ndërsa tash para publikut tonë të madh dhe të zhurmshëm do të luftojmë për t’i ndalë për herë të fundit,” ka thënë Darnell Edge i Trepçës para ndeshjes për llogarinë zyrtare të FBK-së, ndërsa “Shkojmë në Mitrovicë për fitore, më i miri do ta fitojë atë, forca Ylli,” ka thënë Gëzim Morina i Yllit.

Katër duelet e para të serisë finale shkuan me fitore për vendasit.

Seria aktuale është 2-2, ndërsa në “Minatori” sonte prej orës 19:00 do të kuptohet cili ekip po e fiton vendimtaren dhe me fitore të tretë në seri për tu bërë kampion.

Biletat për ndeshje që kanë nisur sot shitjen, veçse janë shitur të gjitha, pasi që publiku mitrovicas ka qenë në radhë te dyqani i biletave prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, që premton atmosferë të jashtëzakonshme në ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga