Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I TRETË I SERISË FINALE!

Cili ekip do ta merr epërsinë në serinë finale?

Foto: FBK

Cili ekip do ta merr epërsinë në serinë finale?


16 May, 2024 @11:54

Epizodi i tretë i serisë finale të playoffit të Superligës luhet sonte me fillim prej orës 19:00 në “Minatori”.

Pas fitores së Yllit në “13 qershori” dhe barazimit të serisë finale në 1-1, tashmë ekipet do të mundohen që të arrijnë fitoren e dytë për t’iu afruar në një hap triumfit - titullit të kampionit.

Ekipi që arrin tre fitore në serinë finale bëhet kampion.

Adis Beciragic i Trepçës do të mundohet që të shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas, për të mos lënë vend për befasi nga mysafirët, dersia Petar Mijovic me Alonzo Verge Jr. në formë, do të mundohet që me fitore potenciale sonte, të kërkojë titullin në Suharekë, në ndeshjen e katërt.

PLAYOFF SKEMA

Ekipet nuk kanë njoftuar për ndonjë lojtar si mungesë apo të lënduar, prandaj të dyja skuadrat janë në formacion të plotë dhe gjithçka do të varet nga momentet e ndeshjes.

Kujtojmë, Trepça këtë stinor ka fituar të gjitha trofetë ku ka garuar: Kupën e Kosovës, Superkupën e Kosovës dhe Ligën Unike.

Por, titulli kampion është ajo që kërkohet më së shumti nga “Torcidat” pasi që mitrovicasit nuk janë shpallë kampion të Kosovës që prej 2011/12!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga