NGA INFORMATORI NR. 38
Ylli dënohet me 200€, Trepça me 100€ nga ndeshja e dytë e finales
13 May, 2024 @23:16
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar Informatorin Nr. 38 sot, ndërsa skuadrat janë dënuar me 200 e 100 euro përkatësisht. Të dyja për shkak të shkeljes së Nenit 53.3, që thotë për veshje joadekuate të personave zyrtarë të ekipit.
Sa i përket lojtarëve, për përjashtime e gabime teknike dënimet janë kështu: Petar Mijovic (trajner, Ylli) 300 euro, Alonzo Verge Jr (Ylli) 300 euro, Adis Beciragic (trajner, Trepça) 300 euro, Kevin Capers (Trepça) 300 euro, Erjon Kastrati (Trepça) 100 euro.
Seria e finales së playoffit të Superligës Trepça - Ylli aktualisht është 1-1, ndërsa ndeshja e tretë luhet në “Minatori” më 16 maj me fillim prej orës 19:00.