Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INFORMATORI NR. 37, PAS NDESHJES SË PARË FINALE

600€ dënim për Trepçën nga finalja e parë e playoffit

Foto: FBK

600€ dënim për Trepçën nga finalja e parë e playoffit


11 May, 2024 @19:42

Skuadra e Trepçës është dënuar me 600 euro nga Komisioni i Garave të FBK-së për parregullësitë nga ndeshja e parë e serisë finale të playoffit të Superligës. Mitrovicasit kanë marrë një dënim prej 100 eurove për shkelje të Nenit 53.3 të PG-së, ndërsa dënimi tjetër ka qenë 500 euro për mosrespektim të Nenit 51.13 të PG-së.

Neni 53.3 sanksionon me 100 euro për shkak të veshjes së papërshtatshme të njërit prej personave zyrtarë të ndeshjes, kurse Neni 51.12 dënon me 500 euro për hedhje/ndezje të mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes.

PLAYOFF SKEMA

Dënime tjera nuk ka pasur për skuadrat, ndërsa nga lojtarët është dënuar vetëm Jan Palokaj (Ylli) për gabim teknik (200 euro).

Trepça fitoi duelin e parë të serisë finale dhe ka epërsinë 1-0 në seri. Ndeshja e dytë luhet nesër pasdite në “13 qershori” të Suharekës, ku Ylli është nikoqir.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga