Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KG-së

Informatori 36: Ylli dënohet me 400 euro

Foto: FBK

Informatori 36: Ylli dënohet me 400 euro


7 May, 2024 @11:43

Ylli ditë më parë arriti finalen e playoffit të Superligës, duke e eliminuar kampionen aktuale të Kosovës Pejën, në një seri që kërkoi ndeshjen e pestë dhe vendimtare. Suharekasit fituan 2-3 në seri, ku Peja kishte epërsinë e terrenit vendas.

Në Informatorin Nr. 36 të Superligës, lidhur me ndeshjen e pestë të serisë, Komisioni i Garave të FBK-së ka dënuar Yllin me 400 euro gjobë për shkak të thyerjes së Nenit 50.20 të PG-së. Neni 50.20 thotë: Mos njoftimi i paraqitjes së 5 lojtarëve të huaj 24 orë para fillimit të ndeshjes.

PLAYOFF SKEMA

Dënime tjera nuk ka pasur për ekipet, ndërsa për gabime teknike janë dënuar lojtarët: Musab Mala (Peja) 100 euro, Gëzim Morina (Ylli) 100 euro dhe Dajuan Graf (Ylli) 100 euro.

Ylli në finale do të përballet me Trepçën, ku këta të fundit kanë kryer stinorin e rregullt të Superligës si lidere, ndërsa kanë kaluar 3-0 në gjysmëfinale ndaj Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga