GAME 5: PEJA - YLLI
Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh
4 May, 2024 @20:54
Në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të serisë gjysmëfinale, Ylli ka arritur ta mposhtë Pejën në “Karagaç”, për ta arritur kështu finalen.
Ndeshja në fjalë ishte tejet e fortë dhe dramatike e në fund përfundoi me rezultat 84-88 në të mirë të suharekasve, rezultat që i çon ata në finale, pasi triumfojnë 3-2 në seri.
Në finale, Ylli do të takohet me Trepçën, që në gjysmëfinale triumfoi ndaj Prishtinës.
Dallimi minimal u bë në pjesë të dytë, kur ekipi suharekas i drejtuar nga Petar Mijovic mori çerekun e tretë me 18-21, pasi që pjesa e parë kishte përfunduar me rezultat 46-45. E çereku i fundit shkoi me 20-22 për Yllin, që me 84-88 siguroi finalen.
Me fitore, në serinë e zgjatur deri në ndeshjen e fundit të mundshme, Ylli i është rikthyer finales pas një stinori pauzë duke arritur finalen e tretë në katër të fundit të Superligës.
Alonzo Verge luajti me 25 pikë, 7 asistime e 7 kërcime në fitore, ndërsa edhe katër lojtarë tjerë të ekipit dhanë pikë dyshifrore, ku Vincent Cole shënoi 17, duke shutuar 4/6 për tre pikë, e 14 të tjera dha Jan Palokaj.
Në atë që u pa të ishte ndeshje e fortë, dallimi asnjëherë s’u bë i madh për ndonjërën skuadër. Derisa Peja epërsinë më të madhe e kishte prej 4 pikëve, Ylli maksimalen që e arriti gjatë ndeshjes ishte 7 pikë epërsi.
Pejës nuk i mjaftuan 16 pikët e Deandre Davisit, e as ato të Larry Thomas e Jimmy Hall që dhanë nga 14 sosh. Me këtë humbje, kampioni në fuqi eliminohet dhe nuk tashmë nuk do të mund të mbrojë titullin kampion, ndërsa kampioni i ri i Kosovës do të përcaktohet në finalen Trepça-Ylli, ku mitrovicasit do të kenë përparësinë e terrenit vendas në sistemin 1-1-1-1-1 të ndeshjeve, që luhet sikurse gjysmëfinalet deri në 3 fitore.
Verge u tregua instrumenal në këtë seri gjysmëfinale, ndërsa luajti me 34.6 pikë mesatarisht në ndeshje!