Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 35

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

Fotot: FBK

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!


2 May, 2024 @19:28

As gabime teknike e aq më pak gjëra tjera të thyerjes së Propozicioneve të Garave nuk janë regjistruar në përballjen e katërt të serisë gjysmëfinale të playoffit ndërmjet Yllit dhe Pejës.

Jan Palokaj

Peja mposhti Yllin në sekondat e fundit të ndeshjes duke e fituar përballjen me pikët e shënuara nga Larry Thomas për të barazuar serinë në 2-2. E në Informatorin Nr. 35 të Superligës për ndeshjen Ylli-Peja, nuk është vërejtur asnjë pikë për dënim nga Komisinioi i Garave të FBK-së - që e bën këtë ndeshje të parën pa dënime në kuadër të playoffit të këtij stinori të Superligës.

Përballja e pestë, vendimtare e serisë Peja-Ylli luhet të shtunën me fillim prej orës 19:00 në Karagaç të Pejës. Fituesi i kësaj ndeshjeje shkon në finale të playoffit ku e pret Trepça, që ka siguruar finalen shpejt-e-shpejtë duke e mposhtur Prishtinën 3-0.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga