Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 34

Dënime më të lehta nga duelet e treta të gj’finales së playoffit

Foto: FBK

Dënime më të lehta nga duelet e treta të gj’finales së playoffit


1 May, 2024 @11:12

Komisioni i Garave të FBK-së, ka publikuar Informatorin e radhës për ndeshjet e treta të serisë gjysmëfinale të playoffit, ndërsa janë vërejtur shumë pak dënime aty, pasi që skuadrat veçse kishin marrë gjoba të majme nga përballjet tjera.

Kështu, në Informatorin Nr 34 të këtij stinori, KB Ylli është dënuar me 100 euro, për shkak të veshjes së papërshtatshme të njërit nga zyrtarët e saj në bankë, ndërsa dënimet tjera janë për individë, për gabime teknike ku janë dënuar:

◎ Nate Grimes (Ylli) 100 euro
◎ Petar Mijovic (trajner, Ylli) 300 euro
◎ Petar Mijovic (trajner, Ylli) 300 euro (2)
◎ Kevin Capers (Trepça) 100 euro
◎ Donte Clark (Prishtina) 100 euro
◎ Dardan Berisha (Prishtina) 100 euro.

Pas ndeshjeve të treta të serive gjysmëfinale të playoffit, Trepça eliminoi Prishtinën me 3-0 dhe siguroi finalen, ndërsa gjysmëfinalja Peja-Ylli është me rezultat 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga