Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"MINATORI" FESTON PAS NDESHJES SË PARË

Trepça në pjesë të dytë përmbys Yllin dhe merr epërsinë në seri

Fotot: FBK

Trepça në pjesë të dytë përmbys Yllin dhe merr epërsinë në seri


9 May, 2024 @20:56

Sa i përket atmosferës në palestrën “Minatori” - nuk ka fjalë. Brohoritje e ovacione në përkrahje të lojtarëve të vetë në palestrën e stërmbushur me publik, ndërsa kënga dhe përkrahjet nuk u ndalën deri në fund - për të festuar.

Trepça ka nisur mbarë serinë finale të playoffit duke e mposhtur Yllin në ndeshjen e parë me rezultat 77-68. Mitrovicasit kanë treguar forcën e tyre në pjesë të dytë të ndeshjes kur përmbysën epërsinë e mysafirëve dhe duke shënuar 46 pikë karshi 31 të pranuarave fituan duelin e parë.

Devonte Upson dhe Darnell Edge me nga 11 pikë kanë shënuar më së shumti pikë për ekipin, ndërsa u përcollën nga Mikaile Tmusic dhe Kevin Capers që dhanë nga 10 për fitoren e parë të serisë për ekipin e Adis Beciragicit.

PLAYOFF SKEMA

Ylli përkundër 32 pikëve të Alonzo Verge Jr. nuk arriti të mbajë ritmin e pjesës së parë. Verge shutoi 5/11 për tre pikë, ndërsa gjuajti 3/8 për gjuajtjet e lira. Pos tij, ka qenë vetëm edhe Nate Grimes që dha pikë dyshifrore te Ylli, duke shënuar 10.

Fitorja tash i mundëson Trepçës sado pak rehati për ndeshjen e dytë të serisë, ku Ylli do të jetë nikoqir në “13 qershori” më 12 maj!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga