Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONET ZYRTARE

Finalja (1): Trepça-Ylli, 5-shet startuese

Finalja (1): Trepça-Ylli, 5-shet startuese


9 May, 2024 @18:44

Në ora 19:00 nis dueli i parë i finaleve të playoffit të Superligës ku Trepça si bartëse e terrenit vendas mban epërsinë e terrenit vendas, ndërsa Ylli si pozitë e tretë në stinor të rregullt mposhti kampionen, Peja dhe do të kërkojë që të befasojë edhe mitrovicasit në seri.

Për këtë duel, trajneri Adis Beciragic i Trepçës dhe Petar Mijovic i Yllit kanë vendosur të dalin me këto pesëshe.

PLAYOFF SKEMA

TREPÇA: Kevin Bracy-Davis, Darnell Edge, Mikaile Tmusic, Devonte Upson, Drilon Hajrizi.

Trajner: Adis Beciragic

YLLI: Jan Palokaj, Nate Grimes, Gëzim Morina, Jalen Nesbitt, Alonzo Verge.Jr

Trajner: Petar Mijovic

Seria finale luhet deri në tre fitore, ekipi që arrin së pari tre fitore në sistemin e ndeshjeve 1-1-1-1-1 do të shpallet kampion i Kosovës për stinorin 2023/24.

Trepça ka eliminuar Prishtinën në gjysmëfinale të playoffit 3-0, ndërsa Ylli ka kaluar Bashkimin në çerekfinale 2-0, ndërsa ka eliminuar Pejën 2-3 në gjysmëfinale të playoffit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga