BARAZOHET SERIA, NË NDESHJEN DRAMATIKE
Ylli mbijeton furinë e Trepçës në fund dhe barazon serinë
12 May, 2024 @18:49
Ndeshja që dukej se po shkonte me fitore të sigurt të Yllit në fund të çerekut të tretë u shndërruar në një duel dramatik dhe vetëm një pikë bëri dallimin në fund të saj, kështu që Ylli barazoi serinë finale të playoffit të Superligës ndaj Trepçës 1-1, pasi fitoi duelin në “13 qershori” 80-79.
Suharekasit kishin 14 pikë epërsi kur hynë në çerek të fundit, ndërsa Trepça shtrëngoi mbrojtjen e Mikaile Tmusic dha 17 pikë në 10-minutëshin e fundit për të bërë dramë në “13 qershori” e pasi që Jan Palokaj nuk shënoi asnjë nga gjuajtjet e lira 3.9 sekonda para fundit, ka qenë Devonte Upson që tentimin e tij të shpejt nuk e shndërroi në pikë për të fituar ndeshjen për Trepçën.
Kjo, bëri që Ylli të fitojë ndeshjen me një pikë dallim dhe të barazojë serinë finale në 1-1.
Alonzo Verge Jr. që u përjashtua nga ndeshja pas një grindjeje me Kevin Capersin disa minuta para fundit të lojës, ka qenë më i miri te Ylli. Ai dha 27 pikë dhe bëri 4 asistime e 3 kërcime në fitore. Jalen Nesbitt tregoi paraqitje stabile, ndërsa ndeshjen e kreu me double-double prej 14 pikësh e 10 kërcimesh. 13 pikë dha Jan Palokaj, duke shutuar 3/6 për tre pikë.
Para çerekut të fundit, Ylli kishte epërsinë 60-41! Mikaile Tmusic ishte shumë afër që të jetë kryesori i ndeshjes me rikthimin e madh të Trepçës, ku mitrovicasit në çerekun e fundit bënë rezultatin 20-38 në të mirë të tyre. Tmusic dha 17 pikë dhe bëri edhe 3 asistime e 3 kërcime. 12 pikë dha Darnell Edge, kurse me 11 ndeshjen e përfunduan Kevin Capers dhe Devonte Upson.
Përballja e tretë e serisë Trepça-Ylli luhet më 16 maj në “Minatori”.