Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RINOVON ME BASHKIMIN

Bashkimi vazhdon me Lejson Zeqirin

Foto: KBBashkimi/ fb

Bashkimi vazhdon me Lejson Zeqirin


22 May, 2024 @14:04

Skuadra e Bashkimit duket se ka nisur herët përgatitjet për stinorin e ri për të krijuar ekipin dhe për të qenë më konkurrues në Superligë sesa këtë stinor.

Kështu, sot përmes një njoftimi në llogarinë e klubit në Facebook, KB Bashkimi ka bërë të ditur se ka vazhduar me basketbollistin Lejson Zeqiri edhe për një stinor.

“Lejson Zeqiri ka nënshkruar kontratë të re me drejtuesit e klubit, për të qëndruar edhe për një vit te Bashkimi.” - ka shkruar njoftimi i klubit lëshuar pak më parë.

Kujtojmë, Bashkimi stinorin e kaluar e mbylli në çerekfinale të playoffit të Superligës, duke u mposhtur 2-0 nga Ylli, ndërsa stinorin e rregullt e kishte përfunduar në pozitë të gjashtë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga