Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE 2 RINOVIME TE PRIZRENASIT

Zekiqi e Morina, gjithashtu vazhdojnë me Bashkimin

Foto: KBBashkimi/ fb

Zekiqi e Morina, gjithashtu vazhdojnë me Bashkimin


22 May, 2024 @15:09

Pas njoftimit për vazhdimin e marrëveshje me Lejson Zeqirin, KB Bashkimi ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën edhe për një stinor me dy lojtarët tjerë vendorë, Samir Zekiqi e Altin Morina.

Me këtë, KB Bashkimi ka zyrtarizuar tashmë tre lojtarë të parë që do të jenë pjesë e rosterit të skuadrës për stinorin 2024/25.

Prizrenasit në stinorin e kaluar përfunduan në pozitë të gjashtë në stinor të rregullt në Superligë dhe u eliminuan në çerekfinale të playoffit pa fituar asnjë ndeshje, duke u mposhtur 2-0 nga Ylli.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga