Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALS MVP @ SUPERLIGA 2023/24

Darnell Edge - MVP i finaleve të playoffit

Darnell Edge - MVP i finaleve të playoffit


23 May, 2024 @22:34

Basketbollisti amerikan i Trepçës, Darnell Edge, është shpallë lojtari më i mirë i serisë finale të playoffit nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) pas triumfit të ekipit të tij në finale.

Edge sonte ka qenë më i dalluari te Trepça, në ndeshjen e pestë vendimtare, ndërsa në minutën e fundit dha një treshe dhe dy gjuajtje të lira që bën dallimin dhe siguruan fitoren për mitrovicasit.

PLAYOFF SKEMA

Trepça ka arritur që të fitojë titullin kampion, të parin që prej vitit 2012, ndërsa Edge u tregua instrumental në këtë seri finale për ekipin e drejtuar nga Adis Beciragic.

Përndryshe Trepça në stinorin e parë nën drejtimin e Adis Beciragicit ka fituar të gjitha trofetë në garat ku ka marrë pjesë - katër sosh!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga