Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJE TE KAMPIONI

Amin Hot largohet nga Trepça

Foto: KBTrepca/fb

Amin Hot largohet nga Trepça


3 June, 2024 @20:57

Basketbollisti Amin Hot, është ndarë me Trepçën. Kampionja e Kosovës ka bërë të ditur se përkundër ofertës së klubit për të vazhduar kontratën, Hot ka kërkuar që të largohet nga ekipi.

Hot qëndroi në tre stinorët e fundit te Trepça, ndërsa ekipi ka falenderuar atë për kontributin e tij të dhënë në klub.

“Pas tri vitesh të bashkëpunimit shembullor e shumë të suksesshëm, ndajmë rrugët me basketbollistin Amin Hot.
Klubi i ka ofruar vazhdimin e kontratës, por vendimi i Aminit ishte të largohet.
Ai do të jetë gjithnjë anëtar i respektuar i familjes së madhe Trepça. Shembull në parket e po ashtu jashtë tij, Amini ka kontribuar shumë në sukseset tona madhore gjatë tri vjetëve të fundit.
Amini largohet si kampion dhe i respektuar nga i gjithë qyteti, pjesë e të cilit do të jetë gjithnjë.
Faleminderit shumë Amin Hot.”
- ka shkruar njoftimi i Trepçës lëshuar pak më parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga