PREJ VËLLAZNIMIT, KALON TE BORA
Bora nuk ndalet, siguron edhe Ardit Pepajn
8 June, 2024 @15:53
Transferi i tretë i ekipit që do të debutojë në Superligë këtë stinor. Bora ka siguruar shërbimet e Ardit Pepajt, ndërsa ai vjen në ekip pasi që më parë skuadra prishtinase që drejtohet nga Arben Krasniqi ka nënshkruar me Rezart Memedin dhe Jetmir Zeqirin.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje dyvjeçare me basketbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Ardit Pepaj.
Jemi të bindur se ai do të sjellë një energji të re dhe një nivel të lartë profesionalizmi në ekipin tonë.” - ka shkruar njoftimi i KB Borës dje.
Pepaj 25 vjeç përgjatë stinorit të kaluar ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës. Ai aty ka luajtur me mesatare prej 25 minutash për lojë, duke dhënë 7.4 pikë për ndeshje. Arditi, që më parë ka luajtur edhe te Ylli ka kryer stinorin e kaluar te gjakovarët me mesatare prej 1.3 asistimesh dhe 2.8 kërcimesh. Ai është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës në basketboll.