Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Më 26 qershor, Trepça mëson rivalët në Ligë të Kampionëve

Më 26 qershor, Trepça mëson rivalët në Ligë të Kampionëve


Teksti: FBK

22 June, 2024 @10:28

Kampionia e Kosovës, Trepça do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll.

Gjithsej janë 24 skuadra që do të garojnë për katër vende, për t’iu bashkuar 28 klubeve që veçse janë kualifikuar për edicionin e ardhshëm.

Janë caktuar 28 klubet pjesëmarrëse për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve në basketboll, si dhe 24 skuadrat, që do të konkurrojnë në turnetë e Raundit Kualifikues për katër biletat e mbetura për të kompletuar skuadrat për edicionin e ri.

Sipas rendit alfabetik, 28 skuadrat e kualifikuara janë:

AEK Betsson (GRE); BAXI Manresa (SPA); Bertram Derthona Tortona (ITA); Falco Szombathely (HUN); Filou Oostende (BEL); FMP SoccerBet (SER); Galatasaray (TUR); Hapoel Netanel Holon (IZR); Igokea m:tel (BeH); King Szczecin (POL); Kolossos Rhodes (GRE); La Laguna Tenerife (SPA); Maccabi Ramat Gan (IZR); Manisa Büyükşehir Belediyespor (TUR); Nanterre 92 (FRA); NINERS Chemnitz (GER); Pallacanestro Reggiana (ITA); Peristeri (GRE); Pinar Karsiyaka (TUR); Promitheas Patras (GRE); RASTA Vechta (GJER); Rytas Vilnius (LTU); Basket-Ball Saint-Quentin (FRA); UCAM Murcia (SPA); Unicaja (SPA); VEF Riga (LAT); WKS Slask Wroclaw (POL); Baskets Wurzburg (GJER).

24 klubet që do të konkurrojnë në Raundin e Kualifikimit do të ndahen në katër turne, me fituesin e secilit turne që kalon në sezonin e rregullt. Këto janë 24 skuadrat, sipas rendit alfabetik:

Aliaga Petkimspor (TUR); BC Kutaisi 2010 (GJEO); BC Nokia (FIN); Caledonia Gladiators (BM); Basket Cholet (FRA); CSM CSU Oradea (RUM); Dinamo Banco di Sardegna Sassari (ITA); ERA Nymburk (CEKI); Fribourg Olympic (SUI); Heroes den Bosch (NED); Juventus Utena (LTU); Kalev/Cramo (EST); Keravnos BC (QIP); MoraBanc Andorra (SPA); Norrkoping Dolphins (SUE); PAOK mateco (GRE); Patrioti Levice (SLV); Rilski Sportist (BULL); SL Benfica (POR); Sabah (AZE); Spartak Subotica (SRB); Telenet Giants Antwerp (BEL); Telekom Baskets Bonn (GER); Trepça (KOS).

Turnetë e Raundit të Kualifikimit do të zhvillohen në mes të shtatorit, ndërsa Sezoni i rregullt do të fillojë më 1 tetor 2024.

Ceremonia e shortit për grupet e sezonit të rregullt dhe turnet e Raundit të Kualifikimit do të zhvillohet në Shtëpinë e Basketbollit Patrick Baumann në orën 11:00, më 26 qershor dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar BCL YouTube.

Për mitrovicasit kjo do të jetë hera e parë që do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

‘Xehetarët’ e përfunduan edicionin e kaluar me katër trofe: titullin e kampionit, Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga