Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME IMAZH TË RI

KB Prizreni me pamje të re

KB Prizreni me pamje të re


8 July, 2024 @13:44

Skuadra prizrenase e elitës së basketbollit të Kosovës, KB Prizreni ka bërë të ditur sot se ka ndërruar imazhin me logo të re të klubit duke vendosur si bazë çezmen e Shatërvanit.

Kështu ekipi që ka pasur në logo bardhezi qytetin e Prizrenit të kapur me top basketbolli shtëpinë e Lidhjes në grafikë të logos, tashmë në qendër ka kroin e Shatërvanit të theksuar me ngjyra të arit me topin e basketbollit që e rrethon.

Përndryshe, KB Prizreni deri tash sa i përket përgatitjeve dhe organizimit për stinorin e ri nuk ka publikuar ndonjë të dhënë, ndërsa është ndarë me kapitenin e ekipit Qëndrim Ajazaj. Ekipi në dy stinorët e fundit ka luajtur ndeshje barazhi për të shpëtuar stinorin në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga