PRIZREN
Bashkimi kompleton shtabin teknik
7 July, 2024 @10:30
Skuadra e Bashkimit ditë më parë ka zyrtarizuar trajnerin e ri dhe ndihmësit e tij për edicionin 2024/25 të garave në Superligë. Prizrenasit, që deri tash kanë vazhduar kontratat e lojtarëve kryesorë vendorë në ekip, kanë rikthyer në bankë kryetrajnerin verimaqedonas Darko Radulovic në ekip.
Ky i fundit ka qenë pjesë e Bashkimit në stinorin 2022/23, ndërsa më 19 korrik bëhet 44 vjeçar.
“Kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur maqedonas, Darko Radulović, i cili ishte pjesë e familjes sonë gjatë sezonit 2022/23 ku më pas vazhdoi karrierën në Superligën Hungareze. Gjatë karrierës si trajner në Superligën e Maqedonisë ka fituar Kupën në 2021, është shpallur kampion në 2021 dhe 2023, dhe ka fituar Superkupën në 2022. Së fundmi, ai ishte pjesë e ligës së Maqedonisë me ekipin Pelister, me të cilin arriti në finale,” ka bërë të ditur KB Bashkimi.
Për më tepër, ekipi ka shtuar në shtab teknik legjendën shkodrane të ekipit, Bledar Gjeçaj i cili do të punojë si ndihmës i parë i Radulovicit në skuadër. Gjithashtu, në shtab teknik është edhe prizrenasi i ri që po kalitet në punën e trajnerit, Elbesar Gështenja.