Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHA'MARKUS KENNEDY - LOJTAR I RI I KB. BORA

Bora shton edhe një të huaj në ekip

Bora shton edhe një të huaj në ekip


15 July, 2024 @19:53

Skuadra që do të debutojë në stinorin 2024/25 në Superligë, KB Bora, ka zyrtarizuar edhe një përforcim të huaj në ekip. Disa ditë më parë, Bora bëri të ditur për të huajin e parë për stinorin e ri, Jr. Clay.

Ndërsa sot klubi në fjalë ka zyrtarizuar amerikanin Sha’Markus Kennedy. Ky i fundit ka qenë pjesë e ekipeve si Cantu në Itali, Bnei Herzilya në Izrael dhe Craiova në Rumani.

Sha’markus luan në pozitat 2-3, të alos, ndërsa është 26 vjeçar. Së fundi ka qenë pjesë e ekipit meksikan Obregon. Aty, ai ka pasur mesatare prej 13.9 minutash për ndeshje, duke shënuar 4.2 pikë për lojë, 0.5 asistime dhe 3.2 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga