RIKTHEHET
Pas dy stinorësh, Valon Bunjaku kthehet te Bashkimi
21 July, 2024 @19:26
Njëri ndër playmakerët vendorë më të dalluar në Superligë dhe lojtari që në stinorin e kaluar luajti finalen e Superligës me Yllin, prizrenasi Valon Bunjaku i është kthyer Bashkimit.
Pas dy stinorëve të kaluar te Ylli dhe një titulli kampion të fituar në periudhën pas pandemisë aty, Bunjaku është zyrtarizuar ditë me parë te Bashkimi. Portokallezinjtë që këtë stinor do të punojnë nën urdhërat e verimaqedonasit Darko Radulovic ka nënshkuar kontratë njësezonale me Bunjakun.
Bashkimi në njoftim për lojtarin shkruajti më pak se një rresht. “Mirë se vjen në shtëpinë tënde Valon!” me kaq përfundoi njoftimi për lojtarin.
E Valoni në stinorin e kaluar që arriti finalen me Yllin në Superligë dhe shkoi deri në pesë ndeshje për ta marrë medaljen e nënkampionit të Kosovës ka luajtur mesatarisht 24.1 minuta për ndeshje, me 7.4 pikë, 2.6 asistime e 3.3 kërcime mesatarisht për lojë.
Kujtojmë, Bunjaku pas periudhës së kaluar te Rahoveci dhe Prishtina, për dy stinorë ka luajtur te Ylli për tu kthyer të ardhur te Bashkimi në stinorin 2021/22. Ai përsëri iu kthye Yllit ku kaloi dy stinorët e fundit, për tu bërë përsëri pjesë e Bashkimit për edicionin 2024/25.