Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKIMET PËR FIBA EUROPE CUP

Maroussi, rival i Pejës në kualifikime për FIBA Europe Cup

Maroussi, rival i Pejës në kualifikime për FIBA Europe Cup


21 July, 2024 @18:49

Ekipi grek, Maroussi është rival i Pejës në kualifikime për FIBA Europe Cup. Pas shortit të tërhequr disa ditë më parë, Peja kuptoi rivalin që do ta ketë në kualifikime për fazën grupore të FIBA Europe Cup, ndërsa ndeshjet që luhen në sistemin vajtje-ardhje do të luhen në javën e fundit të shtatorit.

“KB Peja do të përballet me skuadrën nga Greqia, Maroussi BC - në kualifikimet e FIBA Europe Cup për sezonin 2024/25.
Ndeshjet zhvillohen në formatin brenda/jashtë, dhe do të luhen në datat 24-27 Shtator.”
- ka bërë të ditur KB Peja.

Përndryshe, Maroussi është ekip i elitës së basketbollit grek, ndërsa në stinorin e kaluar luajtën me bilanc 10-17, duke përfunduar në pjesën e poshtme të tabelës së elitës së basketbollit të atjeshëm. Peja në anën tjetër ende nuk ka publikuar ndonjë risi për edicionin e ri të garave, 2024/25.

Kujtojmë, Peja ishte kampione e Kosovës në stinorin 2022/23 ndërsa në stinorin e kaluar u eliminua nga Ylli në gjysmëfinale të PlayOffit duke mos arritur ta mbrojë titullin kampion të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga