PAVIC RIKTHEHET NË SUPERLIGË
Branimir Pavic ritkhehet te Vëllaznimi
26 July, 2024 @11:15
Trajneri kroat, Branimir Pavic, është zyrtarizuar dy ditë më parë si trajner i Vëllaznimit për stinorin 2024/25. Kuqezinjtë kanë bërë të ditur se kanë angazhuar trajnerin për stinorin e radhës, pas aventurës së tij me Kvarnerin, të cilin e ngriti në elitë të basketbollit kroat në stinorin e kaluar.
Njoftimi i Vëllaznimit ka bërë të ditur se arritja e marrëveshjes me trajnerin nuk ka qenë e vështirë, pasi që të dyja palët kanë treguar gatishmëri për bashkëpunim. Pavic që drejtoi Vëllaznimit gjatë vitit 2021, i rikthehet qytetit të Gjakovës pas disa vitesh.
Ai është i njohur si trajner në Kosovë, pasi që pos Vëllaznimit më parë ka drejtuar edhe Pejën dhe Bashkimin. Ka qenë Peja, ekipi i parë që e kishte sjellë Pavicin në Superligë të Kosovës.
Gjithashtu, Vëllaznimi ka bërë të ditur se në ditët në vijim “gradualisht” do të japin njoftime për risi në ekip për stinorin e ri.