Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË PËRFORCIM TE DEBUTUESIT

Jalen Graham, përforcimi i radhës te KB Bora

Jalen Graham, përforcimi i radhës te KB Bora


9 August, 2024 @12:30

Basketbollisti amerikan Jalen Graham është përforcimi i radhës te ekipi që do të debutojë këtë stinor në Superligë, KB Bora. Prishtinasit kanë zyrtarizuar sot edhe Jalen Grahamin, që luan në pozitën e alos ndërsa lojtari është 23 vjeçar.

Graham 206 centimetra i gjatë së fundi ka luajtur në NCAA1 për ekipin e Arkansasit, ndërsa aty ka pasur mesatarisht 15 minuta për ndeshje duke shënuar 7.6 pikë për lojë, 0.8 asistime dhe 3 kërcime për ndeshje.

Graham është lojtari i radhës i huaj që i bashkohet Borës, pas Isaiah Mosley, Sha’Markus Kennedy dhe Jr. Clay. Para tyre, Bora zyrtarizoi edhe një numër vendorës ku Rezart Memed, Ardit Pepaj e Norik Binqe plotësuan ekipin e drejtuar nga Arben Krasniqi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga