Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDOR TJETËR TE PEJA

Edhe Shëndrit Llapi kalon te Peja

Edhe Shëndrit Llapi kalon te Peja


10 August, 2024 @11:42

Basketbollisti i ri kosovar, Shëndrit Llapi, që në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës, është zyrtarizuar te Peja sot. Djaloshi 22 vjeçar që është 201 centimetra i gjatë, në këto momente u bë e ditur se në stinorin 2024/25 do të jetë lojtar i ekipit nga “Karagaçi”.

Llapi, që luan në pozitën e krahut, në stinorin e kaluar te Vëllaznimi ka pasur mesatare prej 14.3 minutash për ndeshje, duke dhënë 4.2 pikë, 0.7 asistime dhe 3.6 kërcime për ndeshje.

Lojtari në fjalë bëhet i radhës te Peja, pas zyrtarizimit të vendorëve që do të punojnë nën direktivat e Rami Hadarit si Arti Hajdari, Musab Mala, Rron Ukaj dhe Amin Hot.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga