Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE PRISHTINA FILLON ME TRANSFERE

DJ Burns - i huaji i parë i Prishtinës për 2024/25

DJ Burns - i huaji i parë i Prishtinës për 2024/25


10 August, 2024 @18:36

Basketbollisti amerikan, Damiree Burns, është lojtari i parë i huaj i zyrtarizuar te bardhekaltërit për stinorin e ri të garave në Superligë. Burns, i cili është 201 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e alos.

Me Burnsin, Prishtina ka bërë lëvizjen e parë për stinorin e ri, derisa ky i fundit në stinorin e shkuar ka luajtur për YSU dhe Portlandin, ku te të parët ka pasur mesatare në NCAA1 prej 28.8 minutash për ndeshje duke shënuar 13 pikë, 2.5 asistime e 11 kërcime për ndeshje.

Prishtina deri tash ka qenë e qetë sa i përket transfereve. Ekipi në fund të qershorit zyrtarizoi trajnerin Murat Bilge për të drejtuar skuadrën në edicionin e ri të garave, ndërsa pas gati 40 ditësh publikoi transferin e parë për stinorin e ri, derisa rivalet e saja veçse kanë avancuar në këtë drejtim, duke publikuar minimalisht nga 5 lojtarë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga