Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRVOJË SHTESË TE KB PRIZRENI!

Lenzelle Smith - shton përvojë te KB Prizreni

Lenzelle Smith - shton përvojë te KB Prizreni


12 August, 2024 @14:03

Një basketbollist amerikan, me përvojë në ligat e ndryshme evropiane është përforcimi më i ri i Prizrenit. Ekipi bardhezi ka bërë të ditur sot se ka angazhuar organizatorin amerikan që së fundi ka qenë pjesë e ekipit hungarez, Alba Fehervar.

Lenzelle Smith është 32 vjeçar dhe është 196 centimetra i gjatë, ndërsa pos Hungarisë, ai ka luajtur edhe në Izrael, Greqi dhe ligën e dytë italiane. Pos të tjerash ai ka qenë edhe pjesë e ekipeve të njohura si Iraklis dhe Hapoel Tel Aviv disa vite më parë.

Lenzelle Smith @ Prizreni

Së fundi te ekipi hungarez Alba, ai ka pasur mesatare prej 9.7 pikëve për ndeshje, 3.5 asistime dhe 3.7 kërcime për lojë. Aty ka pasur rreth 25 minuta për ndeshje mesatarisht, ndërsa në stinorin e fundit 2023/24 nuk ka të dhëna për lojtarin në fjalë.

Prizreni që në dy stinorët e fundit ka luajtur ndeshje playouti për të shpëtuar stinorin në Superligë, kësaj radhe do të kërkojë minimalisht plasimin në playoff për t’iu kthyer dueleve të fazës finale të Superligës. Ekipi pos disa lojtarëve vendorë dhe të huaj në klub, nuk ka zyrtarizuar ende timonierin e parë të skuadrës për stinorin që vjen, 2024/25.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga