Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET NË KRYEQYTET

Daniel Lekndreaj rikthehet te Prishtina

Daniel Lekndreaj rikthehet te Prishtina


14 August, 2024 @12:41

Basketbollisti shqiptar, që stinorin e kaluar e kreu te Vëllaznimi i Gjakovës, i është rikthyer Prishtinës. Ekipi bardhekaltër ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e alos Daniel Lekndreaj, i cili në nëntor do t’i mbushë 27 vjet.

Lekndreaj, që ka bërë karrierë në disa ekipe të Kosovës ndër vite, është reprezentues i Shqipërisë, por ka edhe nënshtetësi të Kosovës ku mund të luajë si lojtar vendor.

Daniel Lekndreaj @ Prishtina

Në pjesën e dytë të stinorit të kaluar si pjesë e Vëllaznimit, Lekndreaj përfundoi stinorin me mesatare prej 27.4 minutash për ndeshje, duke shënuar 10.4 pikë për lojë mesatarisht me 2.7 asistime e 7.5 kërcime për ndeshje.

Ardhja e tij te Prishtina pritet ta bëj atë ndër lojtarin kryesor vendor në stinorin që vjen, ndërsa rekord-kampionja e Kosovës tashmë katër stinorë nuk ka fituar titullin kampion. Shkodrani në stinorin 2020/21 ka qenë pjesë e Prishtinës, ndërsa më pas një stinor luajti për Pejën, në 2022/23 për Bashkimin e së fundi për Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga