Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSPERIENCA MBETET NË EKIP

Fisnik Rugova me përvojë, mbetet te Prishtina

Fisnik Rugova me përvojë, mbetet te Prishtina


14 August, 2024 @21:20

Kur më së shumti i duhen Prishtinës vendorët nën kosh, gjithmonë në skenë del Fisnik Rugova. Tashmë me shumë përvojë dhe tituj në basketbollin e Kosovës, Rugova që pas 12 ditësh do t’i mbush të 35-tat, do të jep qetësinë dhe eksperiencën e tij te bashkëlojtarët e rinj të ekipit, për ta ringritur skuadrën në fazën e playoffit për stinorin që vjen.

Prishtina ka bërë të ditur se vazhdon marrëveshjen me Fisnikun që me 207 centimetrat e tij bën dallimin nën kosh nga pozita e alo-qendrës, ndërsa në stinorin e kaluar ai ka pasur mesatare prej 20.5 minutash për ndeshje në Superligë, ku ka regjistruar 7.4 pikë, 1.2 asistime dhe 4.5 kërcime për lojë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga