Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI GODET ME AZEMIN

Arian Azemi kalon te Vëllaznimi

Arian Azemi kalon te Vëllaznimi


16 August, 2024 @12:03

Basketbollisti që në stinorin e kaluar barti barrën kryesore te Istogu, duke treguar lojëra të mira dhe angazhim të madh, Arian Azemi - është lojtari i ri i Vëllaznimit të Gjakovës.

Ekipi gjakovar ka bërë të ditur mbrëmë se ka siguruar shërbimet e Azemit 26 vjeçar që është lindur dhe rritur në SHBA. Ai është 188 centimetra i gjatë dhe në stinorin e kaluar te Istogu ka pasur mesatare prej 14.6 pikëve, 4.9 asistimi dhe 4.4 kërcimesh për ndeshje, në 27 duelet e zhvilluara në Superligë përgjatë stinorit të rregullt.

Arian Azemi @ Vellaznimi

“Me një lojtar si Ariani në radhët tona, ne po ndërtojmë një ekip që nuk i trembet asnjë sfide,” ka shkruar KB Vëllaznimi në njoftim, duke bërë të ditur se ekipi po rritet dhe po kërkon ngritje në betejat që e presin përgjatë stinorit 2024/25.

Vëllaznimi në stinorin e kaluar e përfundoi Superligën në pozitë të pestë, ndërsa u eliminua në çerekfinale të playoffit nga Prishtina 2-1. Këtë stinor, Vëllaznimin do ta drejtojë trajneri kroat, që ka punuar edhe më parë me Vëllaznimin, Branimir Pavic.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga