Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET NË GJAKOVË

Arbër Sinani, ritkhehet te Vëllaznimi

Foto: FIBA

Arbër Sinani, ritkhehet te Vëllaznimi


19 August, 2024 @12:25

Basketbollisti 23 vjeçar Arbër Sinani i është rikthyer Vëllaznimit, ka bërë të ditur klubi kuqezi nga Gjakova sot. Lojtari në fjalë që në stinorin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e KB Prizrenit pas një stinori të kaluar aty, rikthehet në “Shani Nushi” ku ka luajtur në edicionin 2022/23 të garave.

Me Prizrenin, Sinani ka pasur 22 paraqitje në stinorin e kaluar në Superligë, ndërsa ka pasur mesatarisht 9.9 minuta për ndeshje, duke dhënë 2.7 pikë mesatarisht, me 0.5 asistime dhe 1.4 kërcime.

Sinani ka qenë pjesë e Kosovës në grumoshat e reja gjatë vitit 2019. Gjatë karrierës së tij, ka veshur një kohë edhe fanellën e Prishtinës por edhe të Feronikelit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga