Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE TESTI I RADHËS KALON ME SUKSES

Peja fiton edhe miqësoren e dytë

Peja fiton edhe miqësoren e dytë


1 September, 2024 @22:23

Pas triumfit ndaj Vëllaznimit pardje, skuadra e Pejës e drejtuar nga Rami Hadar ka mposhtur sonte edhe ekipin verimaqedonas KK Feniks në përballjen e radhës miqësore që po shërben për përgatitjen e ekipit për stinorin e ri të garave.

Peja ka fituar ndeshjen me 13 pikë dallim, ku mposhti Feniksin me rezultat 87-74. Sipas njoftimit të shkurtër KB Pejës për ndeshjen, Hadar ka testuar mirë skuadrën dhe lojtarët, të cilët iu përgjigjën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ditët në vijim, Peja do të vazhdojë përgatitjet me ekipin për tu bërë gati për Superkupën e Kosovës, turne ky i cili i paraprin fillimit të stinorit të ri të Superligës në basketboll.

Superkupa e Kosovës luhet në Prizren këtë vit, ndërsa Peja në çerekfinale të turneut ndeshet me ekipin e Arbnor Rifatit, KB Prizreni, të dielën e radhës me fillim prej orës 17:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga