Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA FITON MIQËSOREN E PARË

Testi i parë i Pejës, fitore e lehtë ndaj Vëllaznimit

Foto: KBPeja/ fb

Testi i parë i Pejës, fitore e lehtë ndaj Vëllaznimit


31 August, 2024 @7:01

Peja ka përfunduar me sukses testin e parë miqësor të luajtur mbrëmë në kuadër të fazës përgatitore për stinorin e ri në basketboll. Verdhezinjtë kanë triumfuar lehtë ndaj Vëllaznimit në “Shani Nushi” duke shënuar fitore me rezultat 65-82.

Kjo ka qenë miqësorja e parë për shqiponjat e Karagaçit, ndërsa në të njëjtin terren të lojës më 1 shtator do të ndeshen me ekipin verimaqedon, KK Feniks, ndeshje kjo që do luhet prej orës 18:00.

Edicioni i ri në basketbollin kosovar do të nis me turneun e Superkupës që do të mbahet në Prizren, ndërsa Peja në çerekfinale të Superkupës do të ndeshet me ProtonCable Prizrenin në turneun që fillon më 7 dhe përfundon më 11 shtator kur edhe luhet finalja e garës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga