Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RËNDËSISHME NË START

Prizreni nis stinorin me fitore ndaj Prishtinës

Foto: FBK

Prizreni nis stinorin me fitore ndaj Prishtinës


15 September, 2024 @22:02

Skuadra e PC Prizrenit ka nisur edicionin e ri të Superligës me fitore të madhe ndaj Prishtinës, pasi që ekipi i drejtuar nga Arbnor Rifati ka shënuar një fitore të rëndësishme, me lojën karakateristike të trajnerit duke shënuar shumë pikë.

Prizreni ka mposhtur Prishtinën 100-88, ndërsa saktësia ekipore për tre pikë ka qenë 39% ku Jordan Johnson ka kryer lojën me 28 pikë të shënuara, duke dhënë 5/12 nga tentimet e tij për tre (41% saktësi).

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Vendasit kanë dominuar në tre çerekët e parë të lojës për të krijuar dallim në rezultat, ndërsa tentimi i ekipit të drejtuar nga Murat Bilge në çerek të fundit (20-32) nuk ka mjaftuar për të shkrirë pikë-dallimin e madh, për përfundimtaren 100-88 në të mirë të prizrenasve.

Pos Johnsonit, është dalluar Urim Zenelaj me 15 pikë e 12 kërcime, derisa qendra kosovare bëri edhe 4 asistime. Me 14 pikë lojën e mbylli Wayne Arnold, kurse 12 të tjera i dha Lenzelle Smith, që bëri edhe 5 asistime e 10 kërcime në këtë fitore.

Mundi i Josh Nzeakor (29 pikë, 7 kërcime), Damiree Burns (19 pikë, 3 asistime, 11 kërcime) dhe Rashad Williams (15 pikë) - nuk mjaftuan për bardhekaltërit!

Në xhiron e radhës, Prishtina pret Borën, ndërsa Prizreni është mysafir i Pejës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga