Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI MPOSHT DEBUTUESIT E SUPERLIGËS

Terrell Brown bën dallimin, Ylli mposhti Borën në fillim të stinorit

Foto: KBBora/ fb

Terrell Brown bën dallimin, Ylli mposhti Borën në fillim të stinorit


15 September, 2024 @21:12

Pas një starti të mirë të Borës në çerek të parë të ndeshjes, Ylli është këndellur në vazhdim të ndeshjes për të fituar duelin dhe për t’ia nisur mbarë stinorit, 67-74. Basketbollistët e Borës nuk arritën të ruajnë epërsinë e arritur në periudhën e parë të ndeshjes, kur ekipi udhëhiqte ndaj kundërshtarit me 27-13. Më pas Ylli, veçanërisht me dyshen që s’pushoi asnjë minutë Terrell Brown dhe Gëzim Morina, siguruan fitoren.

I pari dha 28 pikë, 2 asistime dhe 7 kërcime në fitore, ndërsa kapiteni i suharekasve shënoi 10 pikë, 5 asistime dhe 5 kërcime në fitoren e parë të ekipit të John Owensit në kampionat dhe në stinorin e ri 2024/25.

Përkundër se te Bora e Arben Krasniqit u pa loja ekipore, fuqia e ekipit ra në pjesë të dytë për të mos arritur të mbajë ritmin e lojës ndaj Yllit. Kjo ishte ndeshja e parë dhe debutuese e Borës në Superligë, pasi që ekipi i Prishtinës për herë të parë po luan në elitë të basketbollit të Kosovës, ndërsa nga jo që po shihet prej tash, duket se do t’i shkaktojë telashe ekipeve standarde të kampionatit.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Përndryshe, te Bora me 15 pikë koshashënues më i mirë ka qenë Ardit Pepaj, që ka shutuar 5/6 për tre pikë, ndërsa 14 të tjera i dha Sha’Markus Kennedy shoqëruar edhe me 11 kërcime për të mbyllë debutimin në Superligë me double-double. Njëjtë ndeshjen e ka kryer edhe Dion Haxhosaj, që luajti me 12 pikë e 10 kërcime, duke shtuar edhe 4 asistime në llogari të tij.

Te Ylli pos dyshes së përmendur, 11 pikë i ka dhënë edhe pejani i ardhur këtë verë në ekip, Arian Çallakaj bashkë me 3 kërcime. Pejani tjetër i suharekasve Lis Shoshi që luajti 23 minuta kreu ndeshjen me 8 pikë e 9 kërcime dhe 4 bllokada! 

 

Në xhiron e radhës, Ylli është mysafir i Trepçës derisa Bora mysafire e Prishtinës. 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga