Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - SUHAREKA

Liridon Fetahaj vendimtar, Suhareka shënon fitoren e tretë rresht

Liridon Fetahaj vendimtar, Suhareka shënon fitoren e tretë rresht


14 September, 2024 @17:01

Duelin e dy skuadrave që vitin e kaluar ishin në Ligën e Parë, sot e fitoi Suhareka.

Kjo e fundit fitoi 0-1 (Liridon Fetahaj 29’) ndaj Ferizajit, për të shkuar kështu në 3 fitore rresht në Superligë!

I asistuar nga Adem Maliqi, rrjetën për Suharekën e gjeti Liridon Fetahaj në minutën e 29’. gol me të cilin pjesa e parë u mbyll 0-1 për suharekasit.

TABELA AKTUALE

Në vazhdim të ndeshjes më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll me fitoren minimale të suharekasve, për të cilët sezoni debutues në Superligë ka filluar në mënyrë fantastike. Ndonëse me një ndeshje më pak të luajtur se Ballkani, Suhareka deri tash ka tubuar 10 pikë, aq sa ka edhe Ballkani lider.

Në anën tjetër, për Ferizajin kjo ishte humbja e tretë rresht në ligë, duke e lënë këtë skuadër në 4 pikë të tubuara pas 5 ndeshjeve të para.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga