Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET

Pas 6 vitesh, rikthehet te SC Gjilani

Pas 6 vitesh, rikthehet te SC Gjilani


8 September, 2024 @20:20

Mbrojtësi i dalluar i Kosovës, Armend Thaqi, që ndërpreu marrëveshjen e tij të parë ndërkombëtare pasi që këtë verë kaloi te CFR Cluji rumun i është khtyer ish-ekipit të tij SC Gjilani.

Para pak çastesh, SC Gjilani që ende nuk e ka fituar asnjë ndeshje në Superligë këtë stinor pas 4 të zhvilluarave, ka zyrtarizuar mbrojtësin e krahut të djathtë që në katër vitet e fundit luajti te Ballkani dhe u bë kampion tri herë.

Armendi 31 vjeç ka qenë i ftuari i parë i Superligës në reprezentacion të Kosovës. Ai këtë verë kaloi te Cluji rumun, por aty nuk gjeti veten duke mos qenë pjesë e skuadrës. Me këtë, u mor vendimi për ndërprerje të kontratës me marrëveshje, që bëri Thaqin të rikthehet në Superligë. Kësaj radhe te SC Gjilani, ku ka luajtur përgjatë viteve 2016-2018.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga