Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E NISIN ME FITORE

Drita e nis me fitore, pasi që Ferizaji mbeti me një lojtar më pak në fushë

Foto: DritaFC/ fb

Drita e nis me fitore, pasi që Ferizaji mbeti me një lojtar më pak në fushë


2 September, 2024 @20:30

Pas tre ndeshjesh të shtyera për shkak të pjesëmarrjes në kualifikime për gara evropiane, Drita ka nisur Superligën me vonesë. Sidoqoftë, ekipi i Zekirija Ramadanit ka arritur të shënojë fitore dhe t’ia nis mbarë stinorit, duke shënuar fitore në duelin e saj të parë të stinorit në kuadër të xhiros së katërt, pasi që mposhti Ferizajin në shtëpi.

Pjesa e parë kaloi pa gola, ndërsa kartoni i kuq i Ferizajit, pas dy të verdhave të shpejta të Arlind Shabanit (33’ dhe 35’) i hapi rrugë Dritës për fitore në pjesë të dytë edhe pse rastin fillestar në pjesë të dytë e patën mysafirët përmes Edon Sadriut.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Ka qenë Almir Ajzeraj që shënoi për epërsi (73’) pas asistimit të Besnik Krasniqit, ndërsa golashënuesi i golit të parë asistoi te Arb Manaj për 2-0 (90’). Pesë minutat shtesë të ndeshjes sollën edhe dy gola, kur Ferizaji fitoi penallti ndërsa Erion Sadriu e konvertoi në gol (90’+3) 2-1, e Drita vulosi rezultatin përfundimtar me Ilir Mustafën, për të cilën asistoi përvoja e Besnik Krasniqit (90’+5). Drita 3-1 Ferizaji [Almir Ajzeraj 73’, Arb Manaj 90’, Ilir Mustafa 90’+5 - Erion Sadriu 90’+3].

Me fitore, Drita merr tre pikët e para të stinorit në ndeshjen e parë të zhvilluar, derisa ka tri ndeshje për të kompenzuar në muajt e mëvonshëm para fundit të pjesës së parë të stinorit. Ferizaji në anën tjetër ka pësuar humbjen e dytë kampionale në 4 ndeshjet e luajtura dhe ka 4 pikë dukë qëndruar pas katër xhirosh në pozitën e shtatë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga