Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRITET ZYRTARIZIMI!

Ilir Daja para prezantimit te Dinamo

Foto: FCBallkani/ fb

Ilir Daja para prezantimit te Dinamo


2 September, 2024 @11:54

Trajneri që shkroi historinë e futbollit ekipor në Kosovë me Ballkanin, Ilir Daja, është para prezantimit te ekipi i tij i ri, Dinamo e Tiranës. Njoftimin e ka bërë të ditur sot Panorama Sport, ndërsa skuadra që nuk arriti fitore në dy xhirot e para të stinorit dhe e mori atë në fundjavën që e lamë pas ndaj Elbasanit, mezi pret zyrtarizimin e tij.

Koha.net dje konfirmoi se Daja është përshëndetur me lojtarët pas humbjes nga Malisheva, ndërsa kreu i klubit Arsim Kabashi u ka thënë shkurt se trajneri është përshëndetur me lojtarët pa dhënë detaje shtesë. FC Ballkani nuk ka lëshuar ende ndonjë komunikatë shtesë lidhur me Dajën zyrtarisht.

Panorama Sport më tutje ka bërë të ditur se detajet e marrëveshjes së lidhur në mes të Dinamo Cityt dhe trajnerit 57 vjeçar do të bëhen të ditura në momentin e prezantimit të tij si trajner i ri i ekipit tiranas.

Përndryshe, Daja bëri Ballkanin e Suharekës kampion të trefishtë të Kosovës, ndërsa në ndërkohë arriti edhe suksesin më të madh të klubeve kosovare në gara evropiane, duke siguruar jo një, por dy herë kalimin në fazën grupore të Ligës së Konferencës, ku kori edhe fitore për mbamendje si ajo ndaj Dinamo Zagrebit. Kujtojmë, Daja këtë vit nënshkroi vazhdimin e kontratës me Ballkanin deri në vitin 2026.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga