Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRIJË NË BANSKO

Feronikeli’74 në Bullgari për këndellje pas startit jo të mirë

Foto: FCFeronikeli'74

Feronikeli’74 në Bullgari për këndellje pas startit jo të mirë


5 September, 2024 @11:08

Ekipi i Superligës, Feronikeli’74 ka bërë të ditur sot se do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore gjatë pushimit që kanë ekipet derisa të luhen ndeshjet e kombëtareve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Skuadra nga Drenasi që nuk nisi mirë stinorin dhe ka regjistruar katër humbje në katër ndeshjet e para sezonale ka arritur në Bankso të Bullgarisë sot, ku do të qëndrojë deri më 10 shtator ashtu që të përgatitet sa më mirë për vazhdimin e stinorit.

TABELA & REZULTATET

Përgjatë fazës përgatitore 5 ditore, Feronikeli’74 ka bërë të ditur se do të luajë edhe një ndeshje miqësore me ekipin bullgar, CSKA Sofia. Feronikeli’74 ka 0 pikë pas 4 xhirosh në Superligë me goldallim -7, ndërsa në rikthim, në mes të shtatorit do të jenë mysafir të Gjilanit.

Klubi, pas dy xhirove të para ka larguar nga detyra Shefki Kuqin, ndërsa ka sjellë Fidan Rexhepin si trajner të parë të ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga