Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUES I RI NË EKIP

Llapi zyrtarizoi sulmuesin Almazbekov

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi zyrtarizoi sulmuesin Almazbekov


2 September, 2024 @12:12

Skuadra e Llapit, që pësoi së fundi nga Prishtina në Superligë, ka zyrtarizuar dje vonë një lojtar të ri në ekip. Sulmuesi i krahut Beknaz Almazbekov është prezantuar si futbollist i ri i skuadrës, ndërsa ai vjen prej grumposhave të Galatasarayit të Turqisë, ku ka shënuar 16 gola e 7 asistime për U-19-shin e klubit në fjalë.

Almazbekov 19 vjeç pritet të debutojë te Llapi menjëherë pas pushimit dyjavor që e ka Superliga për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ka bërë të ditur Llapi, derisa lojtari nga Kirgizstani ka qenë prezent në “Zahir Pajaziti”.

“Klubi Futbollistik Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me klubin Galatasaray për transferimin e sulmuesit të krahut, Beknaz Almazbekov. 19-vjeçari ka firmosur kontratë 3-vjeçare me bardhekaltrit dhe do jetë një ‘armë’ shtesë për fazën sulmuese.” - shkroi Llapi në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga