Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INICOHET PROCEDURË DISIPLINORE

Sjellja e tifozëve, inicon procedurë disiplinore për Feronikelin’74

Pamje nga fillimi i ndeshjes Feronikeli'74-Dukagjini, që përfundoi 0-2/ Foto: KFDukagjini/ fb

Sjellja e tifozëve, inicon procedurë disiplinore për Feronikelin’74


4 September, 2024 @15:18

Pas momenteve të “rebelimit” të tifozëve të ekipit të Feronikelit’74 kur u desht të ndërprehet ndeshja derisa të zbrazet një pjesë e tribunës për tu mundësuar vazhdimi normal i ndeshjes, Komisioni i Garave ka shqyrtuar rastin dhe ka nisur procedurëë disiplinore ndaj ekipit nga Drenasi.

Në njoftimin e botuar sot në kuadër të faqes zyrtare të FFK-së me vendimet e KG-së, është bërë e ditur kështu:

“Ndaj: KF” Feronikeli 74“. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes Feronikeli – Dukagjini. Prej fillimit të ndeshjes tifo grupi vendas “Tigrat e zi”, në tribuna ndezin mjete piroteknike disa nga të cilat i hedhin në fushën e lojës. Kulmin e arritin në min 28 të ndeshjes ku hidhet një shishe qelqi në fushë, një copë nga e cila godet portierin vendas dhe e lëndon me këtë rast ju dha ndihma mjekësore nga stafi ekipit. Përfaqësuesit zyrtar të KF “Feronikeli 74” bashkë me disa zyrtar shkojnë për t’i qetësuar tifozët mirëpo hasin në rezistencë, fillojnë verbalisht e pastaj edhe konfrontimet fizike ku dy – tre simpatizues tentojnë t’i kalojnë rrethojat dhe të futen në fushë. Si pasojë e gjithë kësaj gjyqtari kërkon zbrazjen e tribunës për çka ndeshja ndërpritet për 12 minuta. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Feronikeli 74 – Dukagjini.”

si dhe,

“Ndaj: Trajnerit të portierëve të KF “Feronikeli 74”, Avni Hasani nr ID 008662M74. Motivi: Në min 28 pas konfrontimit verbal dhe fizik me tifo grupin “Tigrat e zi” ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74-Dukagjini.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga