Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARIZOHET TRAJNERI I RI

Artim Pollozhani zyrtarisht merr timonin e Ballkanit

Foto: FCBallkani/ fb

Artim Pollozhani zyrtarisht merr timonin e Ballkanit


9 September, 2024 @13:45

Ish futbollisti, së fundi drejtor sportiv i Flamurtarit të Vlorës, Artim Pollozhani, edhe zyrtarisht është bërë trajner i ri i kampionit të Kosovës, FC Ballkani. Ashtu siç njoftuan mediat tiranase javë më parë, Pollozhani 42 vjeç ka arritur marrëveshje me ekipin suharekas dhe tashmë edhe ka nënshkruar marrëveshjen me klubin portokallezi nga Suhareka.

“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani!
Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.
Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.
Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri,”
ka shkruar FC Ballkani në njoftim.

Artim Pollozhani

Përndryshe, trajneri në fjalë ka punuar te Ballkani si ndihmës-trajner në periudhën 2022-2023, kurse si ndihmës-trajner para saj ka qenë te Partizani i Tiranës. Si futbollist, ai ka luajtur në ligë të Kroacisë e Rusisë, pos atyre në regjion. Klubi i Ballkanit nuk ka bërë të ditur në njoftim se për sa kohë ka nënshkruar marrëveshjen me Pollozhanin. Kampioni i trefishtë i Kosovës u nda muajin e kaluar nga trajneri me të cilin arriti historinë, Ilir Daja, ndërsa tash po hyn në një periudhë tjetër me trajnerin e ri, që pret minimimalisht përsëritjen e sukseseve të mëparme.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga